Vuçiq ia uron festën Trumpit, e fton për vizitë në Serbi

09:06 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i dërgoi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp një urim për Ditën e Pavarësisë dhe me këtë rast e ftoi atë të vizitojë Serbinë në këtë përvjetor.

“I nderuar President, prano urimet e mia të sinqerta për Ditën e Pavarësisë – festën kombëtare të Shteteve të Bashkuara, me urimet më të mira për përparimin e mëtejshëm të vendit tuaj dhe mirëqenien e qytetarëve amerikanë. Kjo ditë është e rëndësishme për të gjithë qytetarët amerikanë por për të gjithë ata që respektojnë dhe gjejnë një shembull në vlerat e qëndrueshme të Deklaratës së Pavarësisë: që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, me të drejtën për jetë, liri dhe ndjekje të lumturisë “, thuhet në urim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme