Njëmbëdhjetë trupa të pajetë që ishin anëtarë të njëjtës familje janë gjetur në New Delhi, kurse sipas raporteve të para bëhet fjalë për vetëvrasje religjioze.
Fqinjët kanë mbetur të shokuar me lajmin, për faktin se kjo familje ishte shumë e lumtur dhe bënte jetë të mirë.
Një fqinje kishte dërguar burrin të kontrolloj se pse nuk po punonte dyqani që e menaxhonin familja Batia. Kjo familje jetonte në katin e dytë kurse poshtë kishin dyqanin, dhe për këtë u është duke e pakuptimtë që nuk e kishin hapur lokalin, pasi një gjë të tillë e bënin çdo mëngjes.
“Kur u futa brenda, të gjitha dyert ishin të hapura dhe ata qëndronin të varur në tavan. Duart i kishin të lidhura. Mbeta i shokuar kur pash kaq shumë trupa të pajetë, dhe menjëherë u ktheva në shtëpi për t’i treguar gruas”, ka deklaruar fqinji Sing.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia kishte gjetur dhjetë trupa të pajetë me sy të mbyllur, pambuk të futur në vesh, të mbështjell me kabllo dhe faculeta me motive religjioze, që qëndronin të varur në tavanin e shtëpisë, kurse trupi i njëmbëdhjetë i pajetë ishte ndarë nga të tjerët i shtrirë në dysheme.
Të gjithë ishin anëtarë të familjes Batia – Narajan Devi, 75-vjeç, vajza e tyre, dy djemtë, çifti bashkëshortor dhe pesë nipat nga mosha 15 deri në 30 vjeç. Të gjithë, përveç Narajan Devi, kanë qëndruar të varur në tavan.
Rrethanat e tragjedisë nuk janë plotësisht të qarta, kurse sipas gjurmëve të gjetura në shtëpi, ekziston mundësia që bëhet fjalë për “vetëvrasje masive që kanë të bëjnë me shpirtrat dhe gjërat e tjera mistike”.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur letra të shkruara me dorë që mediat indiane po i quajnë “manuale për vrasje”. Në këto letra në detaje përshkruhet se si duhen lidhur duart dhe këmbët, kurse trupat e pajetë të familjes 10 anëtarëshe janë gjetur pothuajse në pozitën e njëjtë.
Sipas policisë mund të konstatohet se bëhet fjalë për vetëvrasje kolektive nën ndikimin e ndonjë kulti, por fqinjët nuk besojnë në këtë.
Sipas tyre, familja ishte aktive në komunitet, materialisht qëndronin mirë dhe ishin besimtar të mëdhenj. Jetonin në pjesën e New Delhit ku jeton shtresa e mesme, kurse kishin dy biznese.
Sujata Batia, vajza e Narajan Devi, që nuk kishte jetuar në këtë familje nuk beson se bëhet fjalë për vetëvrasje.
“Të gjithë kanë qenë shumë të lumtur. Dikush e ka vrarë familjen time dhe policia duhet t’i gjej”, ka shtuar ajo.
Megjithatë, rrethanat e ngjarjes nuk janë duke shkuar edhe aq mirë sipas hetuesve – nuk kanë gjetur shenja të futjes me dhunë në shtëpi. Asgjë nuk mungon – stolitë janë të paprekura, telefonat mobil si dhe pajisjet tjera të elektronike.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...