Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ku është trajtuar takimi mes presidentit amerikan, Donald Trumo dhe atij rus Vladimir Putin, që do të mbahet më 16 korrik në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, dha një deklaratë me shkrim në lidhje me bisedën telefonike Pompeo dhe Lavrov.
“Sekretari Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm rus Lavrov sot zhvilluan bisedë telefonike. Dy ministrat trajtuan takimin mes presidentëve Trump dhe Putin që do të zhvillohet në ditët në vijim si dhe çështjet e Sirisë dhe Koresë së Veriut”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë një grup anëtarësh të kongresit amerikan para samitit mes Trump dhe Putin, shkuan në kryeqyetetin e Rusisë, Moskë për bisedime për herë të parë pas pesë viteve.
Shtëpia e Bardhë javën e kaluar kishte njoftuar se Trump dhe Putin më 16 korrik do të takohen në Helsinki.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...