Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka thënë se çdo gjë që del nga Parlamenti i Kosovës është e pakontestueshme.
“Bisedimet që po bëhen janë tepër të dëmshme. Parlamenti duhet të ulet dhe të caktojë platformën, kufizimet dhe vijat e kuqe“, deklaroi Kurteshi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini.
Kurteshi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të presidentit Thaçi, duke kërkuar madje edhe shkarkimin e tij.
“Presidenti nuk mund të thotë herë ka vija të kuqe herë nuk ka. Vetëm për deklaratën që ai e ka thënë se “duhet t’i hiqen vijat e kuqe Serbisë”, Kuvendi duhet të fillojë procesin për shkarkimin e tij”, tha më tej ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se shumë gjëra nuk është dashur të bëhen deri tani në bisedimet me Serbinë.
Sipas tij, ka pasur shumë vija të kuqe, që janë vënë në raport me Serbinë, janë shkelur nga delegacioni i Kosovës.
“Rregullimi i brendshëm i Kosovës nuk është dashur të futet në negociata. Kosova në ato bisedime ka shkuar si shtet i pavarur, por delegacioni i Kosovës është sjell sikur Kosova të ishte krahinë e Serbisë”.
Ai ndër të tjera ka thënë se në bisedime kurrë nuk është përmendur pozita e shqiptarëve që jetojnë në Serbi.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...