Detaje të reja janë mësuar rreth vetëvrasjes së mistershme të Shkëlzen Qordjes, gardisti i cili u gjet i pajetë mëngjesin e 30 qershorit brenda institucionit të Gardës së Republikës.
Nga regjistri i hyrje-daljeve të shërbimit të Gardës së Republikës, 31-vjeçari Qordja kishte hyrë në ambientet e brendshme rreth orës 6 e 45 minuta të mëngjesit. Kjo gjë është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë të cilat vërtetojnë se i ndjeri ishte i vetëm në automjetin tip Hyundai.
Më pas mbetet ende e paqartë se në çfarë ore u krye akti nga Qordja, ndërsa në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme pohohet se “viktima u gjet i pajetë rreth orës 9 e 30 të ditës së shtunë”.
Ndërkohë nga dëshmitë e dy shokëve të Shkëlzen Qordjas, vërtetohet se ata kishin frekuentuar dy lokale të ndryshme në kryeqytet, një ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, e deri në orët e para të mëngjesit të asaj të shtune.
Viktima, sipas miqve të tij, kishte konsumuar vetëm dy birra, duke hedhur poshtë variantin se, ai mund të ketë qenë i dehur në momentin e vetëvrasjes. Brenda automjetit, i cili ishte i mbyllur nuk u gjetën avuj alkooli dhe kjo gjë u vërtetua nga ekspertiza mjeko-ligjore, ku 31-vjeçari nuk kishte nivel të lartë të alkoolit në gjak. Sipas prokurorisë, aparati telefonik i Shkëlzen Qordjas ishte i pambyllur me kod sigurie.
Nga këqyrja e tablateve telefonike, por edhe atyre të mesazheve që ishin regjistruar në aparatin celular të viktimës, grupi hetimor nuk ka konstatuar biseda me nivel të rënduar emocional.
Edhe familjarët e 31-vjeçarit e konfirmojnë këtë fakt. Ata deponuan se, nuk kishin parë asnjë shqetësim te Shkëlzeni dhe nuk dinin që djali i tyre të ishte në gjendje të rënduar psikologjike.
Një nga pistat që po hetohet së fundit nga grupi hetimor është edhe ajo e vetëvrasjes nga pakujdesia, gjë që mbetet për t’u vërtetuar deri në përfundim të çështjes të nisur nga Prokuroria e Tiranës./abcnews/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...