Dukagjin Gorani nga Partia Social Demokrate ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe asaj se a do të duhej presidenti Hashim Thaçi të vazhdojë të përfaqësojë Kosovën në Bruksel, apo jo.
Gorani ka folur rreth kërkesave të PSD-së, si dhe ka thënë se duhet të qartësohet se Kosovës nuk i ngutet me dialogun por Serbisë, meqë ajo është në proces të përmbushjes së kritereve për të marrë datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.
“ Dialogu dhe përfundimi i tij është urgjent për Beogradin e jo për ne, kjo e para”, ka thënë Gorani gjatë një diskutimi në emisionin “Debat”, të RTV Dukagjinit.
Sipas tij, shpejtësia në këtë proces, që kryesisht po kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare, nuk kërkohet prej Prishtinës dhe nuk i konvenon Prishtinës.
“Kjo është çështje aq e madhe sa shpejtësia këtu është një lloj përdhunimi që i bëhet kësaj shoqërie”, ka thënë ai.
Duke folur ndërkaq për përfaqësimin e Kosovë në dialog, ai ka shtuar tutje se duhet të qartësohet se kush jep legjitimitet për përfaqësimin e shoqërisë demokratike kosovare në procese të tilla. Dhe në një politikë funksionale ai tha se këtë duhet ta bëjë Kuvendi.
Kuvendi dhe kjo legjislaturë sa di unë nuk e ka legjitimua askënd për me përfaqësu në bisedime”, tha Gorani. AI po ashtu tha se nuk di as që në Kushtetutë thuhet se presidenti mund ta bëjë këtë.
Opozita tash e sa javë po kërkon që presidenti Thaçi të mos e përfaqësojë Kosovën në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, fundi i të cilit është paralajmëruar se do të nënshkruhet këtë vit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...