Arthur Bremer dontë që të ishte i famshëm për diçka, pa marrë parasysh veprimin.
Në vitin 1972, 21-vjeçari ishte një djalosh i papunë nga Milëaukee duke kërkuar një rrugëdalje në jetën e tij, transmeton portali arbresh.info
Bremer donte para, famë dhe pasuri.
Për 10 javë, Arthur Bremer thurri një plan. Ai shkroi një ditar që e mbante në makinën e tij dhe kishte planifikuar që atë t’ia shiste revistës Time për 100 mijë dollarë.
Plani i tij ishte të vriste Presidentin e Shteteve të Bashkuara.
Në prill të vitit 1972, Bremer ndoqi presidentin Riçard Nixon në Otava, ku ai planifikoi ta vriste atë. Megjithatë, asgjë nuk shkoi sikurse ishte planifikuar.
“Ai kaloi para meje gjashtë herë dhe ende është gjallë”, shkroi ai në ditar.
“Një tjetër dështim i mallkuar”, shkroi ai. “Unë tani mund të isha ujk, të kthehesha në një njeri të egër. Jam lodhur duke shkruar për dështimet. Po udhëtoj rreth e rrotull si avion dhe asgjë s’ka ndodhur”.
Për fat të keq për kandidatin presidencial George Wallace, diçka do të ndodhte. Bremer kurrë nuk e braktisi obsesionin e tij për të qenë dikushi. Wallace ishte duke kandiduar nga demokratët. Si ish guvernator segregacionist i Alabamës, ai bëri tituj në vitin 1963 duke u përpjekur fizikisht të bllokonte trupat e Gardës Kombëtare që shoqëronin dy studentë të zinj në zyrën e pranimeve të Universitetit të Alabama. Ëallace gëzonte përkrahje të gjerë në mesin e konservatorëve jugorë, të cilët nuk u kënaqën me progresin e bërë nga Lëvizja për të Drejtat Civile.
Arthur Bremer nuk brengosej për të Drejtat Civile, vetëm donte që të bëhej i famshmë. Një muaj pas ndjekjes së Nixon në Kanada, Bremer më në fund fitoi famë në një qendër tregtare në Laurel, MD më 15 maj 1972 duke shtënë pesë herë në kandidatin demokrat dhe duke plagosur tre persona të tjerë. Wallance i mbijetoi sulmit, por plumbi që e goditi atë në shpinë e la atë të paralizuar për të gjithë jetën.
Përderisa njerëzit besonin që Bremer e kreu sulmin për shkaqe politike, doli e kundërta.
F.B.I. agjentët gjetën një kopje të ditarit të Bremer në bagazhin e makinës së tij pas vrasjes dhe e përdornin atë si provë kundër tij në gjykim.
Bremer fajësoi personelin e sigurisë që dështoi në vrasjen e Niksonit.
“Nuk mund ta vrasë atë të mallkuar nëse nuk jam shumë afër tij”, shkroi ai para se të kryente sulmin.
Bremer pas dështimit me Niksonin i premtoi vetes se “kjo do të jetë një ndër faqet më të mira të leximit që nga koha e shpellave”.
Dhe ai kishte të drejtë. Regjisori Martin Scorsese përdori faqet e ditarit të tij për filmin “Taxi”, i cili u luajt nga Robert De Niro.
Ashtu si Bremer, Bickle ishte një njeri pa shumë për të bërë në jetë përveç komplotit të një atentati politik.
Gjatë gjyqit Bermes u emërtua si i sëmurë mental. Dëshmitë e paraqitura pikturuan një njeri të fiksuar, i cili e dinte se po bënte një vrasje.
Ai u dënua me 53 vjet burg për vrasje në tentative, por u la i lirë pas 35 vitesh për sjellje të mirë. Që nga lirimi, Bremer ka vendos të qëndrojë jashtë syrit të publikut./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...