Gold AG kujton kohën kur si i vogël vishej si reper

21:08 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Reperi i njohur Gold Ag vazhdon të jetë një ndër emrat më aktivë në estradë.

Javën e kaluar, ai publikoi bashkëpunimin më të ri me këngëtaren Yllka Kuqi, këngën “Xhan xhan”, e cila u prit shumë mirë nga fansat e tyre.

Gold AG është shumë i ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, duke treguar se dashuria për hip hop-in tek ai ekziston që nga fëmijëria.

Në fotografi, Gold Ag shfaqet i veshur si një reper teksa mundohet të interpretojë.

“Viti 1994 në Pizzerinë Furra , në Preshevë. Moti e boj, moti ekzistoj”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

https://www.instagram.com/p/Bkw5hFmFRpc/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme