Diplomati iranian akuzohet për përgatitje sulmi në Francë

20:22 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Austria është duke u përgatitur të zhveshë nga imuniteti diplomatik të dërguarin iranian i dyshuar për planifikim të sulmit me bombë ndaj politikanëve iranianë në Francë.

Diplomati dhe dy të tjerë të arrestuar janë të dyshuar për planifikim të sulmit në takimin e anëtarëve të opozitës në ekzil në Paris, transmeton portali arbresh.info.

Teherani mohon çdo përfshirje.

Tensioni diplomatik vjen një ditë para vizitës së presidentit Hassan Rouhani në Austri për të diskutuar marrëveshjen bërthamore.

Dy shtetas belgë të arrestuar në Bruksel raportohen të jenë burri dhe gruaja dhe të jenë me origjinë iraniane.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Bahram Qassemi u tha gazetarëve se vendi i tij kishte dëshmi se sulmi ishte planifikuar nga një organizatë terroriste.

“Skenari më i fundit është planifikuar dhe kryer për të dëmtuar lidhjet Iran-Evropa në mes të këtyre kohërave të ndjeshme dhe të rëndësishme”, tha ai.

Mbështetësit e opozitës iraniane u mblodhën në Paris për një tubim të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).

Grupi portretizon veten si një parlament në mërgim, i përbërë nga një grup i gjerë i njerëzve të ndryshëm. Ai thotë se “dhjetëra mijëra” morën pjesë në tubimin e fundjavës në Qendrën e Konventës së Parisit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme