Marrëveshja për emrin me Greqinë njeh identitetin etnik maqedonas, por hap një dilemë tjetër identitare. Në dokumentet zyrtare, sipas marrëveshjes, nënshtetësia e të gjithë qytetarëve pa përjashtim, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, do të jetë “maqedonase/qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Sipas zv. kryeministrit, Bujar Osmani, pjesa e parë gjegjësisht fjala “maqedonase” përfaqëson identitetin e popullit maqedonas, kurse të gjithë etnitë tjera përfaqësohen nga fjalët shtesë “qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Zgjidhja e tanishme për momentin, për pasaportat dhe dokumentet tjera është “maqedonase”, “nënshtetësia maqedonase”. Me marrëveshjen e arritur me Greqinë, kësaj zgjidhje I shtohet edhe një pjesë tjetër “qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” që do të thotë se zgjidhja e re është gjithëpërfshirëse. Tani edhe komuniteti maqedonas është i përfshirë por edhe komunitetet tjera jo maqedonase janë përfshirë si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe prandaj mendoj se është një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Nëse ka një element në marrëveshje që i trajton edhe komunitetet e tjera është në fakt ky element i marrëveshjes. Nuk bëhet fjalë për etni por për shtetësi. “Nationaliti” nënkupton shtetësi dhe nuk mund të jetë shqiptar sepse shtetas shqiptar është ai që jeton në Shqipëri – deklaroi Bujar Osmani, zv. kryeministër për çështje evropiane.
Megjithatë për ekspertët, kategorizimi “maqedonase” është i gabuar dhe problematik për etnitë tjera. Juristi Naser Ziberi thotë se në dokumentet zyrtare të udhëtimit, shkruhet vetëm identiteti nacional gjegjësisht nënshtetësia e cila në këtë rast duhet të jetë “e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Është problematike në kuptimin që shtetësia nuk mund të lidhet për etnitetin, për përkatësinë etnike të qytetarit, por për përkatësinë e shtetit dhe territorit në të cilin realizohen të drejtat shë obligimet e qytetarëve. Në këtë kuptim, shtetësia duhet të jetë “e Republikës së Maqedonisë”, në rastin konkret “e Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe jo “maqedonase”. Unë mendoj se hartuesit dhe përpiluesit e marrëveshjes bilaterale me Greqinë, në Nenin 1, pika 3, shkronja b), kanë pasur idenë që të rregullojnë çështjen e përkatësisë etnike maqedonase dhe jo të shtetësisë sepse maqedonasit me këtë marrëveshje kanë dashur që të konfirmojnë dy elemente të ëprkatësisë etnike, gjuhën dhe përkatësinë e nacionalitetit – u shpreh Naser Ziberi, jurist.
Pasaportat dygjuhësore në kategorinë e nënshtetësisë, për momentin shënojnë “makedonsko/maqedonisë/ macedonian”. Më herët, dokumentet zyrtare të udhëtimit nënshtetësinë e kanë precizuar si “e Republikës së Maqedonisë”. Identiteti etnik i qytetarëve shënohet vetëm në certifikatat e lindjes. /Alsat-M/
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...