Një aksion i mirëkoordinuar i policisë italiane, në rajone të ndryshme përfshi atë Emilia-Romana, Toscana, Lombardia dhe Sicilia, kanë goditur një rrjet të strukturuar të shpërndarjes së kokainës.
Në prangat e policisë kanë rënë plot 22 persona, mes të cilëve janë edhe 5 shqiptarë që punonin në shpërndarjen e kokainës, si dhe një i gjashtë, që bënte transportin nga Holanda në Itali.
Hetimet për këtë rast kishin filluar që në vitin 2015 dhe konkluduan dje me goditjen finale ndaj grupit të strukturuar kriminal, që furnizonte me kokainë të pastër rajonet italiane .
Mes shqiptarëve të arrestuar janë Dëfrim Dervishi, Enver Dervishi, Haxhi Dervishi, Besnik Dervishi dhe Klodian Alushku. GJithashtu ra në pranga edhe shtetasi Olsi Ivziku, që shërbente si korrier i kokainës nga Holanda për në Itali./TCH
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...