Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sot në një takim të posaçëm nga presidentja e Senatit holandez, Ankie Broekers-Knol, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon, për perspektivën evropiane dhe në mënyrë të veçantë, për mbështetjen e Holandës, në procesin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Në takim me homologen në Holandë, kryeparlamentari Veseli ka paraqitur të arriturat e Kosovës, ndërsa ka kërkuar që Halanda të marr qëndrim pozitiv në raport me Kosovën për liberalizimin e vizave, pasi siç tha ai, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.
Kryeparlamentari Veseli tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen e lirë në Zonën Shengen dhe nuk do të shkelin detyrimet që dalin nga lëvizja e lirë.
Duke e falënderuar homologen holandeze për mbështetjen e shtetit të saj ndaj Kosovës në vazhdimësi, kryetari i Kuvendit e njohu atë me përparimet në Kosovë në shumë fusha dhe angazhimet e institucioneve të saj për reforma që stimulojnë veçanërisht zhvillimin ekonomik.
“Përpjekja ime tanimë është shumë e qartë. Qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave. Pasi që kemi përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara, duam që kah fundi i këtij viti qytetarët tanë të kenë mundësi të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen. Vizitat nëpër vende të BE-së, sikurse kjo e tanishmja në Holandë, kanë të bëjnë me përpjekjet tona për t’i bindur instancat më të larta shtetërore të këtyre vendeve që të ushtrojnë ndikimin e tyre pozitiv për liberalizimin e vizave. Holanda është një nga mbështetëset kryesore të vendit tonë, e cila e ka njohur pavarësinë që në fillim dhe tani është investuese permanente në shtetndërtimin dhe progresin në Kosovë”, tha kryeparlamentari Veseli.
Kryesenatorja holandeze, Ankie Broekers-Knol, tha se në Senatin e Holandës Kosova gëzon përkrahje nga çdo përbërje e tij, ndërsa konfirmoi mbështetjen për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës.
Bashkëbiseduesit u dakorduan për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërparlamentare, ekonomike dhe diplomatike me interes të të dyja vendeve.
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz