Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se shpreson shumë nga qeveria e re italiane, që “t’i shpallë luftë mafias shqiptare, të lidhur me qeverinë”.
Basha rishpërndau një status në Twitter të Matteo Salvinit, liderit të Lega-s në Itali, njëkohësisht edhe ministër i brendshëm i shtetit fqinj.
“Koha e mafias ka stër-përfunduar! Tani duhet të demostrojmë se shteti është më i fortë. Dua të kujtohem, në fund të udhëtimit, si njëri që më shumë se të tjerët luftoi Camorrën, ‘Ndrangheta-n dhe Mafian, duke u angazhuar në një turne, rajon pas rajoni”, shkroi Salvini në Tëitter, në orët e para të mëngjesit të së martës.
Kjo deklaratë e ministrit të brendshëm italian, u shpërnda nga Lulzim Basha në Twitterin e tij, ndërsa u shoqërua edhe me entuziazëm nga ana e liderit të PD-së, që e cilësoi Salvinin si “era e ndryshimit”.
“Mirëse vjen “Era e Ndryshimit”, Matteo Salvini. Shumë shpejt edhe nga kjo anë e Adriatikut. Mafia shqiptare dhe Rama, që drejtojnë narko-shtetin, duhet të ndjejnë “nxehtësinë” nga Italia, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve dhe fshehjeve të së shkuarës”, shkruante Basha.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë