Ministri i Punëve të Brendshme të Iranit, Abdolreza Rahmani Fazli, pas sanksioneve të vendosura ndaj vendit të tij, kërcënoi vendet evropiane me refugjatë dhe drogë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia studentore iraniane e lajmeve (ISNA) njofton se Fazli u adresua në takimin e organizuar në Teheran me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër abuzimit dhe trafikimit të drogës.
Ai tha se në Afganistan në vit prodhohen mbi 9 ton drogë dhe se nëse nuk lufton kundër saj, do të mund të shndërrohet në problem të madh për botën.
Fazli u përqendrua edhe tek refugjatët e Sirisë drejt Evropës.
“Pamë pas Sirisë çfarë zhurme shkaktoi migracioni i një numri të caktuar të refugjatëvve drejt Evropës. Nëse i mbyllim sytë brenda 24 orëve, në vendet perëndimore do të shkojnë një milion refugjatë”, tha ministri iranian.
Ai porositi se edhe në periudhën kur janë frocuar sanksionet ndaj Iranit, Perëndimi nuk ia ka ofruar mbështetjen e nevojshme në luftën kundër drogës.
“Sanksionet kanë qenë arsyetim pse nuk na dhanë pajisjet e nevojshme për luftë kundër drogës. E them këtë si paralajmërim: Irani po të mbyllte sytë për 24 orë, përmes kufirit iranian drejt Perëndimit do të kalonin 5 ton drogë”, tha ai.
Komentet e tij vijojnë në kohën kur administrata iraniane në Evropë njëkohësisht zhvillon takime për shkak të sanksioneve amerikane.
Presidenti iranian Hasan Rohani qëndron në Zvicër.
“Administrata amerikane theksoi se Iranit nuk do t’i lejojë të eksportojë asnjë pikë naftë. Kjo do të thotë se mbarë rajoni nuk do të mund të eksportojë. Nëse Irani nuk mund të eksportojë, mendoni se rajoni do të mund? Nëse e bëni atë, do të bartni pasojat”, tha Rohani.
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...