Ish Drejtori Sportiv i Juventusit kishte negociuar me Sportingun e Lisbonës për të transferuar Ronaldon kundrejt 2.5 milionë eurove dhe kartonin e Marcelo Salasit.
Mediat italiane raportuan sot se Juventusi është futur fuqishëm në garë për të sjellë në Torino yllin portugez Cristiano Ronaldo, duke bërë gati një shumë stratosferike, për të mundësuar këtë transferim.
Gjithsesi CR7 mund të ishte veshur bardhezi 15 vite më përpara, që në vitin 2003, kur luante ende për Sportingun e Lisbonës, por për Luciano Moggin 10 milionë euro ishin shumë atëherë.
Ish Drejtori Sportiv i Juventusit kishte negociuar me Sportingun e Lisbonës për të transferuar Ronaldon kundrejt 2.5 milionë eurove dhe kartonin e Marcelo Salasit.
Gjithsesi ky i fundit refuzoi të shkojë në Lisbonë, duke bërë që drejtuesit e Sportingut të kërkojnë 10 milionë euro, shifër që Moggi e konsideroi të lartë dhe bëri që transferimi të dështojë.
Vetëm pak muaj më vonë, Ronaldo u transferua te Manchester United përreth 15 milionë euro dhe më 2009-ën iu bashkua Realit të Madridit për plot 93 milionë euro.
Ironia qëndron me faktin se dikur Moggit i dukeshin shumë, 10 milionë euro për një 18-vjeçar, ndërsa sot Agnelli është gati të shpenzojë një shifër totale prej 220 milionë eurosh për të sjellë te bardhezinjtë një futbollist 33-vjeçar.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit