Suedia dhe Zvicra kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros eliminuese të 1/8-së në Kampionatin Botëror “Rusia 2018.
Si të pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit, Zvicra kërkon vetëm rezultat pozitiv kundër Suedisë, shkruan portali arbresh.info. Kombëtarja helvete është për herë të katërt radhazi në Kampionatin Botëror, por ata kërkojnë të vazhdojnë përtej xhiros së 1/8-së për herë të parë që nga viti 1954
Fitorja kundër Suedisë do t’i lejonte atyre të jenë larg vetëm një ndeshje nga faza e gjysmëfinales.
Na ana tjetër, Suedia, e cila luan për herë të parë në Kampionatin Botëror që nga viti 2006, ka arritur për herë të katërt në fazën eliminuese të turneut madhështor.
Yjet shqiptarë si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami janë të gjithë pjesë e formacionit startues.
Takimi mes dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Saint Petersburg duke filluar nga ora 16:00./arbresh.info/
Suedia: Olsen, Lustig, Lindelöf, Granqvist, Augustinsson, Claesson, Svensson, Ekdal, Forsberg, Berg, Toivonen.
Zvicra: Sommer, Lang, Djourou, Akanji, Rodriguez, Behrami, Xhaka, Shaqiri, Dzemaili, Zuber, Drmic.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...