Jozyrtarisht është thënë se raporti do të dalë para datës 11 korrik. Shefi i stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi beson se publikimi i raportit është çështje ditësh.
“Është çështje ditësh. Komisioni e cakton, ne na është dhënë me besu se ditët në vijim ”, tha Arifi.
Përderisa çdo ditë krijohen radhë të gjata të qytetarëve para ambasadave në Kosovë, Komisioni Europian pritet që të jap vlerësimin se a janë plotësuar të gjitha kriteret.
Ditë më parë, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli kishte thënë se raporti në fjalë do të publikohej në fund të muajit qershor. Por i njëjti nuk është publikuar ende, ndërsa muaji korrik pritet të jetë vendimtar sa i përket publikimit të raportit nga ana e Komisionit Europian.
Përkundër se qeveritarët nuk e dinë as datën e publikimit, ata janë shprehur optimist se Kosova do të vlerësohet pozitivisht.
Shumë nga politikanët shprehen të bindur se kosovarët zyrtarisht do ta gëzojnë liberalizimin e vizave në fund të vitit 2018. Por një datë konkrete se kur mund të ndodhë liberalizimi nuk është dhënë asnjëherë nga përfaqësuesit e Komisionit Europian. Ata vazhdimisht kanë përsëritur kriteret që duhet plotësuar, raporton Express.
Në anën tjetër mosliberalizimi i vizave edhe më tej i detyron qytetarët të presin shumë orë para ambasadave. Dihet se për të marrë një vizë qytetarët i pret një punë e mundimshme, janë dhjetëra dokumente dhe pritje e gjatë që shpesh here i bën qytetarët të heqin dorë për të aplikuar për një vizë qoftë disa muajshe.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...