Për herë të dytë brenda një muaji, banorët e fshatit Gosë të Bashkisë Rrogozhinë dolën në protestë për infrastrukturën e dëmtuar.
Rruga dytësore e ndërtuar pa asnjë standard, vetëm 1.5 km e gjatë, ka vetëm hyrje, por jo dalje.
Kushdo që futet në këtë aks dytësor, nga Gosa deri në Bishtin e Zhurit, mbetet i bllokuar sepse rruga të çon drejt një kanali.
Banorët thonë se, me ndërtimin e rrugës dytësore ata janë izoluar tërësisht. Për të shkuar në anën tjetër të rrugës duhet të bëjnë kapërcim pengesash në bordurat anësore dhe trafikndarësen e autostradës Lushnje-Rrogozhinë, ose duhet të përshkojnë në këmbë ose me mjete bujqësore rreth 7 km.
Rruga nuk ka as nënkalime dhe as mbikalime që të mundësojnë lidhjen e banorëve të fshatrave Gosë e Madhe, Gosë e Vogël, Lekaj dhe Kërçukaj, me pjesën tjetër të fshatrave. Veç kësaj, mungesa e rrugës funksionale dytësore ka bërë që shumë biznese të zonës të falimentojnë, pasi nuk i shkon njeri./tch
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...