Biznesmeni dhe deputeti i Lidhjes Demokratike sot ka dalë në konferencë për media bashkë me drejtorin e bordit të Odës Afariste të Kosovës, Skender Krasniqi në kundërshtim të vendimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit që e dënon Kelmendin me 1.3 milionë euro për “mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale” me kompaninë “Neë Co Famipa”.
Ndonëse tha se nuk e ka marrë ende vendimin e AKP-së për dënimin e tij, Kelmendi iu referua një njoftimi me të cilin Agjencia ia ka bërë të ditur përfundimin e kontratës me datë 13.11.2014. Sipas, deputetit të LDK-së, tri ditë para skadimit të kontratës AKP, i ka dërguar një letër ku, ndër të tjera e ka falënderuar atë.
“Agjencia Kosovare e Privatizimit ju falënderon për bashkëpunimin tuaj dhe njëkohësisht ju inkurajon që ju të vazhdoni më tutje me aktivitetin tuaj”, citoi Kelmendi.
Ai tha se vendimi është i padrejtë dhe shtoi se do t’i ndjekë rrugët ligjore për ankesë, në bordin e AKP-së dhe në Dhomën Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Kelmendi ka bërë një kronologji të procesit të privatizimit për pronën në fjalë. Deputeti Kelmendi ka thënë se AKP në formë arbitrare ka sjellë vendimin për dënimin në rreth 30 përqind të vlerës blerëse.
Ai ka akuzuar drejtorin e AKP-së, Ekrem Hajdarin se po e shantazhon ELKOS-in sikur në kohën sa ka qenë në pozitë edhe në Doganë.
“AKP më ka shitë pronën, nuk ma ka falë, ne kemi investuar… Ne kemi arrit të eksportojmë , kërkesat kanë qenë për teknologji të re, sepse ka qenë e vjetër. Drejtori i AKP po punon për humbjen e imazhit të ELKOS. Ai është kundërshtar më i madh i ELKOS. Ai edhe nga Dogana ka shantazhuar këtë kompani”, tha Kelmendi, duke shtuar se ende nuk e ka marrë vendimin nga AKP.
Ndërsa, Krasniqi u shpreh se këto janë vendime që i largojnë investitorët potencialë nga Kosova.
“Si pasojë e këtyre politikave ne si vend po vazhdojmë të mbetemi vendi më i varfër në Ballkan, me papunësinë më të madhe në Europë dhe jemi shndërruar në një “Afrikë” të Europës”, u shpreh ai.
Drejtori i bordit të OAK, duke iu referuar AKP-së, tha se institucionet e vendit po përdorin strategji për moszhvillim.
“OAK vlerëson se me këtë vendim dhe me vendimet e vazhdueshme që janë duke i ndërmarrë institucionet e vendit në vend që të jenë mbështetësit kryesorë të zhvillimit, janë duke u bërë pengesa kryesore e zhvillimit të vendit dhe po krijohet përshtypja se institucionet tona kanë krijuar strategji kundër zhvillimit”, tha Krasniqi.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...