Google ADS

Kalon Vettingun prokurori i Shkodrës, pasuria e tij e justifikuar

12:43 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Vatë Staka, prokurori i Shkodrës e ka kaluar me sukses Vetingun dhe është rikonfirmuar në detyrë.

Pas verifikimeve dhe hetimeve të bëra rezultoi se pasuritë e tij ishin në rregull dhe prokurori Staka nuk ka fshehur pasuri, nuk ka konflikt interesash
Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përfaqësohej nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

Prokurori Vatë Staka është bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij për një post në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ai e ka filluar karrierën si prokuror i seksionit ushtarak në Shkodër ndërsa vazhdon të ushtrojë detyrën në Prokurorinë e të njëjtit rreth gjyqësor.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Vatë Staka për vitet 2003-2016.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Vatë Staka zotëronte vetëm një shtëpi banimi private të ndërtuar në vitin 1993 dhe të deklaruar në vlerën 280 mijë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë.

Në fund të vitit 2016, pasuria familjare e prokurorit të Shkodrës kap vlerën e 5.6 milionë lekëve, ku përfshihen likujditete bankare në vlerën e 5.3 milionë lekëve si dhe shtëpia private e ndërtuar në 1993.

Të ardhurat familjare për periudhën 2003-2016 të prokurorit Staka kapin vlerën e 20.6 milionë lekëve.

Pjesa kryesore e të ardhurave përbëhet nga rroga e tij dhe e bashkëshortes, ndërsa 1.5 për qind zihet nga interesat bankare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit.

Në rastin e zotit Staka iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik 13 vite të deklarimit, nga të cilat vetëm një deklaratë rezultoi me probleme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme