Gjashtë pjesëtarë të forcës paraushtarake të Pakistanit dhe dy oficerë të policisë u vranë në dy sulme të ndara, bënë të ditur autoritetet pakistaneze.
“Ushtarët pësuan kur persona të armatosur sulmuan konvojin e tyre me armë zjarri dhe granata dore në jugperëndim të provincës Baluçistan”, tha administratori lokal, Hasil Khan.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori asnjë grup.
Baluçistani, i cili kufizohet me Afganistanin dhe Iranin, është përfshirë nga dhuna sektare, sulmet militante islamike dhe një kryengritje separatiste që ka çuar në mijëra viktima që nga viti 2004.
“Në një tjetër sulm në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior, dy policë u vranë, ndërsa një tjetër u plagos”, tha Mohammad Ayaz Khan, administrator i qeverisë lokale. /REL/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?