Google ADS

Mbledhja e përbashkët qeveritare Shqipëri-Mali i Zi, Rama: Të punojmë mbi shkëmbimet tregtare

12:24 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Është mbajtur paraditen e së martës në Shkodër mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze.

Në fjalën e tij, kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se Shqipëria dhe Mali i Zi sot janë “më të ndërlidhur se kurrë më parë”, por shtoi se “në këtë ndërlidhje ka potenciale të mëdha të pashfrytëzuara”.

“Shumë qytetarë shqiptarë shkojnë në Malin e Zi gjatë vitit. Kjo është përditshmëria e njerëzve tanë dhe mbi këtë përditshmëri duhet të çojmë më tutje projektet. Shqipëria dhe Mali i Zi janë të bekuara me bukuri natyrore fantastike. Promovimi i përbashkët i tyre në hapësirën ndërkufitare dhe politikat e harmonizuara në mbrojtje të mjedisit, do të na mundësojnë jo vetëm rritjen e kapaciteteve për të pritur edhe më shumë turistë, por edhe forcimin real të nevojës së dëshiruar për njëri-tjetrin”, deklaroi Rama, raporton Tch.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi nga ana tjetër se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë punë për të bërë sa i takon shkëmbimeve tregtare.

Edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, nënvizoi nga ana e tij se duhet avancuar në bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme