Serbia po vdes

12:11 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Përveç Novi Sadit, komunat me popullsi shumicë shqiptare dhe ato boshnjake të vetmet kanë shtim natyror pozitiv në Serbi. Bujanoci e Presheva prijnë me popullsi më të re, ndërsa Zajeçari me popullsi më të moshuar.

Nga 169 komuna në Serbi, vetëm gjashtë kanë shënuar shtim natyror të popullsisë, edhe atë, ato komuna me shumicë të popullsisë boshnjake dhe shqiptare, si Bujanoci, Novi Sadi, Sjenica, Presheva, Tutini dhe Novi Pazari.

Në Serbi, nga 7 milionë banorë sa ka gjithsej, në vitin 2017 vdiqën rreth 39,000 njerëz më shumë se sa janë lindur, gjë që tregon se për çdo vit zhduket një komunë me madhësi sa Beçej ose Savski Venac, thuhet në publikimin nga Enti Republikan i Statistikave në Serbi.

Ndërsa nëse e krahasojmë me Kosovën: nga 1.798.506 banorë sa kishte Kosova në vitin e kaluar, rritet për një vendbanim sa Zhegra, pra me 4,681 banorë.

Niveli më i lartë i lindjeve në vitin paraprak u regjistrua në Novi Pazar, dhe numri më i vogël i i lindjeve në komunën e Rekovacit.

Nga 169 komuna në Serbi, vetëm gjashtë kanë shënuar shtim natyror të popullsisë, pra në Bujanoc, Novi Sad, Sjenicë, Presheva, Tutin dhe Novi Pazar.
Më shumë fëmijë kanë lindur në qytete, 67 %, dhe mosha mesatare e grave që janë bërë nëna është 29 vjet. Mosha mesatare e nënave në vendbanimet urbane është 30 vjet.

Mosha mesatare te të vdekurit ishte 75 vjet dhe shkaku kryesor i vdekjes ishte sëmundja e sistemit të qarkullimit të gjakut. Një tjetër shkak i vdekjes sipas frekuencës janë tumoret, nga të cilat rreth 22,000 njerëz vdiqën në vitin e kaluar.
Numri i banorëve në Serbi në vitin 2017 ishte pak më shumë se shtatë milionë njerëz, shumica prej të cilëve gra me më shumë se 51 % të popullësisë.

Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 43 vjeç dhe po rritet vazhdimisht. Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mosha mesatare në Kosovë për vitin 2011 është vlerësuar të jetë 30,2 vite, çka do të thotë se ka shënuar rritje të shpejt viteve të fundit.

Në Serbi popullsia e aftë për punë nga 15 deri në 64 vjeç përbën 66 % të popullsisë.
Më së shumti të moshuar ka në zonën e Zajeçarit ndërsa e të rinjve në rajonin e Pçinjës, në të cilën bënë pjesë komuna e Preshevës dhe Bujanocit.

Përndryshe shtimi negativ natyror dhe rritja e numrit të migrimeve janë të dukshme në pothuajse të gjitha vendet e rajonit. Sipas Aljazeera, duke u bazuar në statistikat zyrtare të shteteve të rajonit, brenda vetëm një viti nga vendet e Ballkanit Perëndimor, 162,000 njerëz u arratisën jashtë vendeve të tyre. Kjo shifër është barazi me popullsinë e qyteteve të madhësisë së Splitit në Kroaci ose Kragujevcin në Serbi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme