Google ADS

Inter ka një ‘dhuratë’ për Icardin

11:49 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Mauro Icardi ka ofertë për vazhdimin e kontratës në Inter.

Inter ka bërë gati kontratë të re për kapitenin Mauro Icardi.

“Calciomercato” ka njoftuar se “Nerazzurrët” dëshirojnë ta mbajnë sulmuesin argjentinas, i kërkuar gjatë këtij afati kalimtar të verës, nga skuadra e Juventusit.

Icardi hodhi dyshime mbi të ardhmen e tij në Inter.

Por, pas disa blerjeve të mëdha në klub, ai duket i vendosur të mbetet në Giuseppe Meazza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme