Mujota: Po të isha ministër edhe një vit, nuk do të kishim problem te kontrata me Bechtelin

11:04 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur po  mban tryezën e radhës “Kontratat e dëmshme të Kosovës: kush ka faj?”, në të cilën po trajtohen kontratat e dëmshme të cilat zbatohen nga institucionet publike të Kosovës, përfshirë pasojat që kanë këto kontrata.

Fehmi Mujota, zëvendësministër më Ministrinë e Infrastrukturës ka thënë se asnjë kontratë që ka interes publik nuk mund të kaloj do si do, raporton arbresh.info.

“Sa i përket kontratës Prishtinë-Shkup ka pasur një proces dy vjeçar. Unë mendoj se ka pas defekt kur është bërë ndryshimi i Qeverisë. Po të isha ministër edhe për një vit, kontrata me Bechtelin nuk do të kishim problem sepse nuk do të kërkoja ta shtynim afatin e kontratës”, ka thënë Mujota.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme