Trajneri i Bayern Munich: E kam telefonuar Lewandowskin, ai është sulmues i nivelit botëror

10:06 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Trajneri kroat i Bayern Munich, Niko Kovac, ka bërë të ditur se sulmuesi polak, Robert Lewandwoski, do të mbetet pjesë e skuadrës.

Leëa në fund të sezonit kishte shprehur disa pakënaqësi dhe se ishte shprehur i gatshëm për një sfidë të re.

Por, Kovac ka theksuar se planifikon ta ketë Lewandowskin në ekip për sezonin e ri.

“Nuk ka asnjë risi. E kam telefonuar dhe e kam njoftuar për mendimin tim. Mezi pres ta kem në ekip”, u shpreh ai.

“Është futbollit i madh, sulmues i nivelit botëror  që ka bërë shumë dhe do të bëjë edhe më shumë në të ardhmen”, theksoi ish trajneri i kombëtares së Kroacisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme