Një kabllo rreth 600 metra e gjatë, me katër fije, është vjedhur dhe dëmtuar gjatë vitit të kaluar brenda Aeroportit të Gjakovës, ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit në një raport të realizuar mbi funksionimin ndërmarrjes për vitin 2017.
Në raportin e publikuar gjatë javës së shkuar, Auditori Gjeneral ka theksuar se vjedhja dhe dëmtimi i aeroportit ka ndodhur për shkak të kontrollit të pamjaftueshëm në ruajtjen dhe sigurimin e aseteve.
“Sipas nenit 8 të statutit, Aeroportit është përgjegjës për pronësinë, asetet, pasurinë, menaxhimin, operimin dhe mirëmbajtjen e ndërmarrjes dhe duhet të nxjerrë rregullore që përmbajnë dispozita për administrimin dhe funksionimin e ndërmarrjes. Aeroporti nuk kishte nxjerr rregullore për menaxhimin dhe ruajtjen e pasurive nga humbjet dhe dëmtimi i tyre”, thuhet në raportin e Auditorit Gjeneral.
“Bazuar në raportet e menaxhmentit ne kemi vërejtur që kishin ndodhur vjedhje dhe dëmtime të aseteve (600 metra kabllo me katër fije) që ishin në posedim të Aeroportit. Kjo për shkak të masave të pamjaftueshme të kontrollit të brendshme në ruajtjen dhe sigurimin e aseteve të Aeroportit”, thuhet në raport.
Auditori i Përgjithshëm ka sugjeruar kryesuesin e Bordit të Aeroportit të Gjakovës që t’i ruajë pasuritë dhe asetet e institucionit.
“Kryesuesi i Bordit duhet të siguroj së Aeroporti ka hartuar dhe miratuar një rregullore për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e pasurive dhe hapësirave të Aeroportit, që të arrihet mirë menaxhimi i pasurive dhe mbrojtja nga humbja dhe dëmtimi i tyre”, ka thënë Zyra e Auditorit.
Aeroporti i Gjakovës është jofunksional, megjithëse ka të dhjetëra punësuar dhe një bord që supozohet të mbikëqyrë punën e tyre.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin