Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancë në të cilën do të rishikojë propozim-ndryshimet të Ligjit për tatim dhe Ligjit për akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik.
Nga qeveria informojnë se me propozim të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale do të rishikohen edhe propozim-ndryshimet në Ligjin për mbrojtje të fëmijëve dhe informacioni për ndërtimin e qendrave ditore për fëmijët me autizëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e sotme para ministrave do të gjendet edhe informacioni për ndërtimin e linjës hekurudhore Beljakovcë-Kriva Pallankë.
Në seancën e 77-të qeveria duhet ta rishikojë edhe raportin përfundimtar të Entit Shtetëror për Revizion për vitin 2016 të Ministrisë së Kulturës.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...