Manchester City dhe Napoli tashmë kanë një akord ndërmjet tyre, për mesfushorin brazilian me pasaportë italiane, Jorginho.
Jorginho zhvilloi një nga sezonet më të mirë të karrierës së tij, me skuadrën e Napolit gjatë sezonit që shkoi dhe ishin shumë afër shpalljes kampion, por në javët e fundit u dorëzuan në ‘luftë’ me Juventusin.
Kampioni anglez dhe trajneri katalan, Pep Guardiola, e kanë kërkuar me ngulm mesfushorin dhe pritet që sezonin e ardhshëm të zhvillojnë përsëri një super sezon.
Sipas mediave italiane dhe angleze, Napoli ka pranuar ofertën prej 55 milionë euro dhe se lojtari është pajtuar me kushtet e gjigantit anglez.
Napoli dje ka filluar përgatitjet para sezonale dhe 25 vjeçari nuk ishte i përfshirë, pasi është në pushime në Brazil dhe kjo tregon se ai tashmë është vetëm duke pritur “dritën jeshile” për të udhëtuar në Angli. /arbresh.info/
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...