Google ADS

Blero flet për takimin mes Teutës dhe Afronës!

09:01 | 3 Korrik 2018
A. B.

Këngëtari foli për takimin mes partneres së tanishme dhe ish-gruas së tij Teutës.

Nuk është folur shumë për takimin mes Teuta Krasniqit e Afrona Dikës, pasi jo shumë detaje ishin të njohura për atë takim.

Këngëtari Blero, i cili tani është në lidhje me Afronën, kurse dikur ishte i martuar me Teutën, foli mbi këtë çështje në emisionin “21 Gradë“, shkruan rtv21.tv.

Ai së pari lavdëroi prindërit e Afronës për mënyrën se si e kanë rritur, pasiqë kjo shfaqet edhe tek mënyra se sillet ajo me Tarën, vajzën e Bleros nga lidhja e kaluar.

I pyetur se a ka ndikuar edhe Teuta në lidhjen e afërt të Tarës me Afronën, Blero tregoi se të dyja janë takuar dhe kanë drekuar bashkë, për të biseduar rreth kësaj çështje, duke bërë që të dyja palët të ndihen komodë në lidhjet e tyre si dhe marrëdhëniet e tyre me Tarën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme