Google ADS

Tesla Model S është gati për garë

08:56 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për 2.1-sekonda

Pas shumë shtyrjesh, bëhet e ditur se në fund të vitit, Tesla do t’i lansojë makinën e fokusuar për pistë, transmeton Telegrafi.

Makina që prezantohen gjatë nëntorit, tashmë është parë teksa testohej në një pistë garash në Barcelonë të Spanjës. Krahu gjigant i vendosur pas dhe hapjet e shumta për aerodinamikë, kanë bërë që Model S të jetë shumë më i përshtatshëm për pistë, ndërsa motori elektrik i prodhon 778 kuajfuqi.

Po që se i largohet enterieri, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për 2.1-sekonda, që i bie se është për tre sekonda më i shpejtë se Model S i tanishëm.

Meqenëse është për 25 për qind më i lehtë se modeli i tanishëm, mund të arrijë shpejtësi prej 250 kilometrave në orë. Zyrtarë nga Tesla kanë bërë të ditur se gjithçka është gati, që Tesla S të merr pjesë në Electric GT krahas dhjetë makinave tjera elektrike, që do të matin fuqinë në pistën e garave. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme