Google ADS

Vettingu, radha e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku

08:56 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Kjo e martë shënon radhën e Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, për të dalë përpara komisionit të vettingut.

Komisioni i Pavarur Kualifikues do të vlerësojë aftësitë profesionale dhe të figurës, si dhe pasurinë e kreut të organit të akuzës.

Marku do të dalë përpara KPK-së mëngjesin e sotëm, në orën 10, me një trupë gjykuese që përbëhet nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Ish-prokurorja e Shkodrës u zgjodh Kryeprokurore e përkohshme në Kuvend, në një seancë të pazakontë më 18 dhjetor të vitit të shkuar, pas 17 vitesh punë në sistemin e drejtësisë./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme