Si të pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit, Zvicra kërkon vetëm rezultat pozitiv kundër Suedisë.
Zvicra është për herë të katërt radhazi në Kampionatin Botëror, por ata kërkojnë të vazhdojnë përtej xhiros së 1/8-së për herë të parë që nga viti 1954, shkruan portali arbresh.info.
Fitorja kundër Suedisë do t’i lejonte atyre të jenë larg vetëm një ndeshje nga faza e gjysmëfinales.Pas një grupi shumë të vështirë, Suedia, e cila luan për herë të parë në Kampionatin Botëror që nga viti 2006, ka arritur për herë të katërt në fazën eliminuese të turneut madhështor.
Yjet shqiptarë si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami pritet të jenë të gjithë pjesë e formacionit startues.
Takimi mes dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Saint Petersburg duke filluar nga ora 16:00./arbresh.info/
Formacionet e mundshme, Suedi – Zvicër
Suedia: Robin Olsen; Mikael Lustig, Victor Lindelöf, Andreas Granqvist, Ludwig Augustinsson; Viktor Claesson, Gustav Svensson, Albin Ekdal, Emil Forsberg; Marcus Berg, Ola Toivonen
Zvicra: Yann Sommer; Michael Lang, Johan Djourou, Manuel Akanji, Ricardo Rodriguez; Valon Behrami, Granit Xhaka; Xherdan Shaqiri, Blerim Dzemaili, Steven Zuber; Josip Drmic
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...