Google ADS

Iniciativa për ekip të unitetit, drejt dështimit

08:15 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar se në fillim të kësaj jave do t’i takojë krerët e partive politike për ta formuar ekipin negociator për dialogun me Serbinë. Por, kjo iniciativë po shkon drejt dështimit pasi vetëm PDK-ja dhe AAK-ja shprehen të gatshme për t’u bërë pjesë e ekipit të Thaçit
Deri më tani vetëm Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur të gatshme për të marrë pjesë në takimin e liderëve partiakë me presidentin Hashim Thaçi për formimin e ekipit negociator të Kosovës në kuadër të dialogut me Serbinë.

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar kundër takimit me presidentin Hashim Thaçi.
Ndërsa edhe Nisma Socialdemokrate e konsideron Thaçin të papranueshëm për kryenegocitaor

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate ende nuk kanë dhënë qëndrim të prerë nëse do të shkojnë në takim ose jo.

Ndërkaq monitorues të procesit të dialogut nga shoqëria civile konsiderojnë se partitë politike duhet t’i përgjigjen pozitivisht kësaj thirrjeje, ndonëse thonë se do të jetë i vështirë konsensusi për shkak të dallimeve të thella në qëndrime mes partive politike.
Gazeta “Zëri” ka provuar të marrë konfirmim nga Presidenca nëse u janë dërguar ftesat partive politike dhe se a kanë marrë konfirmim për pjesëmarrje, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme