Google ADS

Brukseli nuk është i interesuar për ndryshimin e formatit të dialogut Kosovë-Serbi

07:18 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Bashkimi Evropian po i cilëson si të panevojshme ndryshimet në formatin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kështu të paktën shkruan agjencia e lajmeve “Beta” duke iu referuar burimeve të saja në Bruksel, transmeton lajmi.net.

Po ashtu sipas këtyre burimeve, qëndrimi i Brukselit është se nëse ndryshohet formati i dialogut, atëherë palët do të mirreshin më shumë me çështjen e përfaqësimit në këtë proces, sesa për arritjen e një marrëveshjeje.

Burimet e njëjta i kanë thënë “Betas” se në takimin e fundit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq janë rikonfirmuar edhe njëherë përpjekjet e palëve për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel, si dhe për hapat e mëtutjeshëm për arritjen e marrëveshjes ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme për të dy vendet.

Kjo agjenci e lajmeve po ashtu shkruan se Brukseli është në dijeni të ndikimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në autoritetet e Prishtinës, dhe se ky ndikim e tejkalon edhe atë të Bashkimit Evropian.

“Eshtë e mundshme që një raund i ri i bisedimeve të vazhdojë këtë muaj”, është thënë më tutje nga këto burime.

Vlen të theksohet se Thaçi dhe Vuçiq u takuan më 24 qershor për herë të dytë brenda këtij viti në të njëjtin format, ndërkaq që për herë të parë në kuadër të fillimit të dialogut përfundimtar për normalizimin e marrëdhënieve

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme