Google ADS

Bizneset fitojnë rreth 50 milionë euro në vit nga moskthimi i centëve

00:53 | 3 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Të gjitha bizneset që nuk i kthejnë parat e imëta do të dënohen me ligj. Kjo masë është përfshirë në ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Konsumatorë.

Neni 56 “Kthimi i kusurit”, i detyron shitësit që të pranojnë dhe kthejnë kusurin, në rast se ai është më pak se 5 centë, raporton KTV.

Por, qytetarët tregojnë se ende hasin në biznese të cilat u thonë se nuk kanë monedha të imëta.

Në Organizatën e Konsumatorëve tregojnë se bizneset, përveç fitimit nga moskthimi i centëve, fitojnë edhe nga TVSH-ja.

Në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, del se interesimi i bankave për t’u furnizuar me centë ka rënë me mijëra euro në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, krahasuar me vitet e kaluara.

Ndërsa, në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të MTI-së thonë se qytetarët nuk ankohen për këtë veprim.

Në hulumtimin e fundit të Organizatës së Konsumatorëve pati dalë se bizneset fitojnë brenda një viti rreth 50 milionë euro në vit nga moskthimi i centëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme