Një gangster dikur i lidhur me vrasjen e Tupac Shakur në vitin 1996, ka pranuar se ka rol në të shtënat ndaj reperit.
Duane Keith Davis – i njohur edhe si ‘Keefe D’ – është xhaxhai i të dyshuarit të parë në këtë rast, Orlando Andersonit.
Davis pohoi se ishte në një veturë në rrugët e Las Vegasit, kur një pasagjer që ishte së bashku me të gjuajti katër herë drejt yllit të muzikës, atëbotë 25-vjeçar.
Tanimë është publikuar një dokumentar i ri i Netflix – “Unsolved, the Tupac and Biggie Murders” – bazuar në punën e një task force hetuese të policisë së Los Angelesit të udhëhequr nga ish-polici, Greg Kading.
Gjetjet e Kadingut u bazuan në një kasetë të Davisit të regjistruar nën imunitet.
Davis, në një dokumentar të veçantë të titulluar ‘Death Row Chronicles’, tha se tani është i sëmurë dhe dëshiron të zbulojë se çfarë ka ndodhur në natën e trishtë të shtatorit.
“Unë isha një pilot i Comptonit, tregtar droge dhe jam i vetmi i gjallë që mund të të tregojë historinë për vrasjen e Tupacut”, tha Davis, shkruar “Star Daily”.
Ai shtoi se “njerëzit më kanë ndjekur për 20 vjet, po dal tani sepse kam kancer. Dhe unë nuk kam asgjë tjetër për të humbur. Gjithçka që më intereson tani është e vërteta”
Por përkundër pranimit sensacional, Davis refuzoi të tregojë vrasësin. Ai tha se do ta mbante sekret “kodin e rrugëve”, por shtoi “se tashmë ka marrë mbështetje rreth kësaj teme”.
Theksojmë se Tupac vdiq gjashtë ditë pas plagosjes më 7 shtator. Ai kishte qenë duke vozitur me shefin e Death Row Records, Suge Knight kur një person i armatosur në një Cadillac të bardhë është ndalur pranë BMW-së, e cila u ndal në semaforë dhe më pas ylli u qëllua pastaj në kraharor, kofshë dhe krah. Por askush nuk është dënuar për vrasjen e tij.
Davis tha se nipi i tij ishte sulmuar dhe rrahur nga Tupac dhe anëtarët e ekuipazhit të tij, duke nxitur dëshirën për hakmarrje.
Anderson u raportua se ishte lidhur me bandën famëkeqe “Crips”, ndërsa vrasja e Tupacit ishte e lidhur me rivalët e tyre.
Anderson vdiq gjatë një aksioni grabitës së bandës në vitin 1998, por gjithmonë mohoi përfshirjen në vrasjen e Tupac. /Telegrafi/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...