Google ADS

Jahjaga: Kosova duhet t’i vendos kushte Serbisë

21:34 | 2 Korrik 2018
M. A.

Për dialogun Kosovë-Serbi u deklarua sot edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila tha se ky proces duhet të vazhdojë, por jo pa kushte ndaj shtetit serb.

Jahjaga, në një intervistë për RTK-në, kërkoi që të zbardhet fati i të gjithë të humburve gjatë luftës, të dënohen kriminelët e viktimave të përdhunimeve dhe të kërkohet dëmshpërblim për krimet e shkaktuara nga regjimi serb mbi popullatën civile të Kosovës.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vlerëson se dialogu me Serbinë duhet të finalizohet, por jo pa kushte që duhen parashtruar Serbisë.

Ajo kërkon edhe nga shoqëria e institucionet e shtetit, mbështetjen ndaj viktimave të përdhunimeve të luftës, sidomos që ato të mbështetën në asketin psikologjik, social e moral.

Jahjaga shtoi se paqja e qëndrueshme arrihet vetëm me përmbushjen e kushteve nga Serbia, të cilat Kosova me të drejtë mund dhe duhet t’i kërkojë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme