Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica me ftesë të Ministrit Federal të Gjermanisë për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik Gerd Müller, po qëndron në vizitë zyrtare në Berlin të Gjermanisë.
Atje ai do të marrë pjesë në konferencën !e organizuar për Ballkanin Perëndimor, ”Dinamikat e reja të teknikave për edukim dhe aftësim profesional”, prej 2-4 korrik 2018.
Në këtë konferencë do të diskutohen trendët dhe diversiteti i ndryshimit të kompetencave nëpërmjet digjitalizimit, dinamika e tregut të punës, kërkesat për formimin e shkathtësive, ndikimet në sistemin dhe nivelin e zbatimit, të cilat ndodhin nëpërmjet ndryshimit të kërkesave të kompetencave.
Në këtë konferencë marrin pjesë Ministra të dikastereve përkatëse nga vende të Ballkanit Perëndimor dhe disa Ministra të tjerë nga vendet e BE-së.
Ministri Reçica është një ndër Ministrat e parë që është ftuar nga Qeveria Gjermane që nga themelimi i saj këtë mandat, për të marrë pjesë zyrtarisht në këtë konferencë shumë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...