Shkencëtarët kanë hedhur disa hapa shpresëdhënëse drejt krijimit të një ovareje artificiale, që mund të përmirësojë në mënyrë drastike trajtimet e pjellorisë për femrat, duke ndihmuar në mënyrë të veçantë gratë që kanë vuajtur nga kanceri e i janë nënshtruar kimioterapisë.
Teknika synon të ndihmojë ato që rrezikojnë infertilitetin. Studiuesit danezë kanë ndërhyrë duke hequr pjesë të një vezoreje normale, e duke i alternuar ato në mënyrë që të transplantohen më vonë kur femra dëshiron që të ketë fëmijë.
Aktualisht, në rastet e grave që preken nga kanceri, merret material nga vezorja përpara trajtimit të dëmshëm me kimioterapi dhe ruhet për t’u përdorur më vonë.
Problemi është se, aty mund të ketë edhe qeliza kancerogjene, të cilat në këtë mënyrë do të rihynin në trupin e femrës. Metoda e re e shmang një rrezik të tillë.
Ekipi danez ka përdorur një proces kimik për t’i larguar materialit të marrë nga trupi i femrës, qelizat që mund të kenë marrë udhëzime të gabuara për rritjen e atyre kanceroze.
Këtë vezore “të zbrazur” e mbushin pastaj me vezë që nuk kanë arritur pjekurinë. Ato mund të riintegrohen shumë mirë me njëra-tjetrën, siç e kanë treguar eksperimentet e realizuara te minjtë. Zbulimi revolucionar është përshëndetur gjerësisht, por do të duhen vite të tëra verifikimesh përpara se ai të aplikohet te njerëzit./tch/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...