Horoskopi javor nga astrologu i njohur Paolo Fox:
Dashi
Ju pret një javë e shkëlqyer. Venusi në shenjën tuaj do t’ju bëjë të ndiheni të dëshiruar dhe do t’ju ndizet zjarri i dashurisë. E enjtja, e premtja dhe e shtuna do të jenë ditë me shumë fat, sepse Hëna do të shkëlqejë në shenjën tuaj. Edhe në aspektin profesional gjithçka do t’ju ecë mbarë dhe do t’ju njihen meritat. Mos prisni, por hidhuni në veprim. Aty nga mesi i javës do të keni takime vërtet interesante…
Demi
Nuk po përjetoni një moment shumë të mbarë në jetën tuaj sentimentale. Venusi në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj bën që të hasni vështirësi në marrëdhënie me partnerin. Kjo nuk është java e përshtatshme që beqarët të krijojnë lidhje afatgjata. Nëse njihni ndonjë njeri interesant, hidhini hapat me kujdes, sepse mund të digjeni. Bëni kujdes edhe në aspektin profesional, sidomos ditën e hënë. Fundjava do të jetë më pozitive.
Binjakët
A ndiheni gati që të merrni një surprizë të këndshme? Rrini në gatishmëri, sepse të enjten, të premten dhe të shtunën gjithçka mund të ndodhë. Mjafton të bëni pak durim në fillim të javës, atëherë kur si pasojë e pozicionimit të pafavorshëm të Hënës do të hasni ndonjë pengesë. Gjithçka do të gjejë zgjidhje në ditët në vazhdim. Venusi do t’ju sjellë fat në dashuri. Do të kuptoni se keni në krah një njeri vërtet të veçantë.
Gaforrja
Është pjesë e karakterit tuaj të alternoni ulje ngritjet, por bëni kujdes të mos e ekzagjeroni. Planetët nuk do t’ju bëhen pengesë në rrugën tuaj këtë javë. Gjithçka do të shkojë më së miri, përveç ndonjë dite kur mund të mos ndiheni mirë shpirtërisht, më saktë të enjten, të premten dhe të shtunën. Përpiquni të tregoheni më racionalë dhe do të kuptoni se zgjidhjen e keni përpara syve.
Luani
Në këtë javë të parë të korrikut do të jeni të pandalshëm. Si Venusi edhe Mërkuri do të jenë të vendosur në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Çdo ditë do të jetë e mbushur me emocione, takime dhe surpriza, të cilat do t’i mbani mend gjatë. Do të jeni të rrethuar nga miq dhe familjarë, të cilët do t’ju dhurojnë të gjithë dashurinë e mundshme dhe bujaria juaj do të shpërblehet. Ruhuni vetëm nga ndonjë e papritur ditën e hënë.
Virgjëresha
Këtë javë do të hasni ndonjë vështirësi, veçanërisht të martën dhe të mërkurën. Hëna në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj do t’ju bëjë të ndiheni disi nervozë dhe do të keni përshtypjen se gjithçka shkon keq. Mos u ndikoni prej këtyre dukurive negative, sepse planetët janë në anën tuaj dhe nuk keni nga se të druheni. Në fundjavë do të gjeni sërish qetësinë e humbur. Sidomos ditën e diel do të përjetoni momente të veçanta.
Peshorja
Në këtë periudhë po hidhni themelet për të ndërtuar diçka të qëndrueshme, si në aspektin profesional edhe në atë sentimental. Kjo do të jetë një javë e mbarë dhe ju do të mund të vazhdoni të qetë në rrugën tuaj. Mos u shkurajoni nëse të enjten, të premten dhe të shtunën do të hasni ndonjë vështirësi, si pasojë e pozicionimit të pafavorshëm të Hënës. Rrini të qetë, sepse do të arrini të kaloni çdolloj pengese.
Akrepi
Mos bëni panik, nëse këtë javë do t’ju duket se gjithçka po shkon keq. Venusi dhe Mërkuri janë të kthyer në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj dhe ju do ta shikoni gjithçka nga një perspektivë e errët. Mos u shqetësoni, sepse është vetëm një bllokim i përkohshëm dhe së shpejti gjithçka do të gjejë zgjidhje. E diela do të jetë një ditë e vështirë për t’u përballuar, falë pozicionimit të Hënës. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë me fat.
Shigjetari
Kjo javë do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme për të lindurit në shenjën e Shigjetarit. Ditën e hënë, Hëna do të shkëlqejë në shenjën tuaj. Falë pozicionimit të favorshëm të Venusit dhe Mërkurit mund të keni surpriza të bukura si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Të martën dhe të mërkurën mund të ndiheni disi në humor të keq, por është thjesht një gjendje kalimtare. Duke filluar nga dita e enjte do të jeni më energjikë se më parë.
Bricjapi
Këtë javë do të mund ta merrni veten . Ndoshta gjatë kësaj periudhe keni përjetuar ndryshime të mëdha. Ndoshta keni mbyllur një marrëdhënie të rëndësishme për ju apo keni pasur ndryshime në aspektin profesional. Do të keni mundësi të gjeni sërish ekuilibrin dhe qetësinë e humbur. Ditët më me fat do të jenë e marta dhe e mërkura. E enjtja, e premtja dhe e shtuna nuk do të jenë dhe aq të mbara, shkruan living.al.
Ujori
Venusi dhe Mërkuri do të jenë të kthyer në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj gjatë kësaj jave. Për rrjedhojë do të ndiheni nervozë dhe do të ndieni nevojën të braktisni gjithçka dhe të jetoni në vetmi. Këshillohet që të mos bëni asnjë ndryshim dhe çdolloj iniciative që mund të merrni bëjeni të hënën, sepse është dita më me fat e javës dhe Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj.
Peshqit
Këtë javë Hëna do të shkëlqejë në shenjën tuaj. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë me shumë fat. Nëse keni ndonjë çështje për të zgjidhur apo të paraqisni ndonjë kërkesë, mund ta lini për ato ditë. Ditë me fat do të jetë edhe e diela, gjatë së cilës nuk do të mungojnë emocionet. Sapo keni nisur një lidhje të re dhe zemra juaj rreh fort. Ku i dihet, mbase bëhet fjalë për personin e duhur…
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...