Google ADS

Në Belgjikë arrestohen dy njerëz që komplotuan sulm terrorist

17:30 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info
Autoritetet belge thanë se kanë arrestuar një burrë dhe një grua nën dyshimet se kanë planifikuar të sulmojnë një ngjarje të fundjavës, të organizuar nga një grup i opozitës iraniane në Francë.

Të dyshuarit u arrestuan të shtunën në rajonin e Brukselit dhe u akuzuan për komplot për të sulmuar një konferencë të organizuar nga organizata Mujahedin-e Khalq, e cila u mbajt pranë Parisit, njoftoi të hënën prokuroria belge.

Sipas saj, të dyshuarit, të identifikuar si Amir S. dhe Nasimeh N., të dy shtetas belgë, janë në të tridhjetat.

Prokurorët thanë se çifti është ndaluar me makinën e tij, ku janë gjetur rreth gjysmë kilogrami eksploziv TATP dhe një tjetër lëndë plasëse.

Pas arrestimeve, policia bastisi edhe pesë shtëpi, por nuk dha detaje të tjera.

Organizata Mujahedin-e Khalq mbështet rrëzimin e udhëheqjes së Iranit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme