Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, ka reaguar në lidhje me një shkrim të publikuar në media sa i përket zbatimit t vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar.
Sipas këtij shkrimi, pagën me rritje e ka refuzuar ministri i AAK-së, Rrustem Berisha.
Ky i fundit përmes një komunikate për media ka sqaruar se ai nuk ka refuzuar një gjë të tillë, duke treguar arsyen pse MFSK nuk ka marr pagën me rritje për muajin qershor.
Ky është njoftimi për media:
Më 30 qershor 2018, ditë e shtunë, në disa mediume është publikuar një lajm të pavërtetë sa i përket zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar nga ministri i FSK-së zotëri Rrustem Berisha. Lajmi thotë: “Pagën me rritje ka refuzuar edhe Ministri i AAK-së, Rrustem Berisha. Këta ministra nuk i kanë dërguar listat e pagave, në Ministrinë e Administratës Publike, me rritje qysh ka vendosur Shefi i Qeverisë. Në këtë mënyrë del se kundër vendimit të Haradinajt është të paktën edhe një zyrtar i lartë i AAK-së, për arsye ende të panjohura”.
Që në fjalinë e parë të shkrimit, është dhënë një lajm i pavërtetë, që na bënë të përfundojmë se shkrimi ka qenë jo profesional, sepse nuk ka cituar palën e apostrofuar (ministrin Rrustem Berisha) dhe nuk ka bërë verifikimin e informatës së paku edhe nga një burim tjetër.
Ky lajm është ritransmetuar edhe nga mediumet dhe portalet tjera, prandaj e shohim më se të domosdoshme që për hir të informimit korrekt dhe objektiv të qytetarëve dhe mediave, të informojmë se: ministri i FSK-së zoti Rrustem Berisha nuk e ka refuzuar vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave.
E vërteta është se nga MFSK-ja, departamenti përkatës, nuk është kryer procedimi për rritjen e pagave për muajin qershor, sipas vendimit të Qeverisë Nr 4/20 dat 20.12.2017, për shkak se procedimi i pagave në MAP dhe MF për MFSK-në është bërë më 8.06.2018, kurse vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dalë më datë 11.06.2018. Arsye tjetër e mosprocedimit ka qenë edhe moskomunikimi zyrtar dhe administrativ përmes shkresave zyrtare në mes MAP-it, MF-së dhe ministrive përkatëse. Kjo procedurë e ngritjes së pagave do të kryhet me efekt retroaktiv sipas datave dhe afateve që parasheh vendimi i Qeverisë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...