Kremlini tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është i hapur për gjetjen e kompromiseve me homologun amerikan për të gjitha çështjet, përveç statusit të Krimesë – gadishull i Ukrainës, i aneksuar nga Moska.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i bëri këto komente të hënën, në prag të samitit midis Putinit dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili do të mbahet në Helsinki, më 16 korrik.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë tensionuar keq, për shkak të aneksimit të Krimesë në vitin 2014, rolit të Rusisë në luftërat në Siri dhe në lindje të Ukrainës, si dhe ndërhyrjes së saj në zgjedhjet në SHBA, më 2016.
Peskov tha se Putin ka deklaruar shumë herë se një çështje si ajo e Krimesë nuk mund të nxirret në rend të ditës, “marrë parasysh se Krimeja është pjesë integrale e Rusisë”.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë vënë sanksione kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe veprimeve të tjera.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...