Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarë së nga data 1 korrik, mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal.
ATK thotë se aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për tre mujorin e dytë të këtij viti, fillon nga data 1 korrik 2018 dhe vazhdon deri më 31 korrik.
“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit. Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro. Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro”, thuhet në njoftim.
Tërheqja e numrave fitues bëhet në njërën nga data e dhjetëditëshit të parë të muajit gusht.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...