Thaçi: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, akt institucional për realizimin e aspiratave të popullit

11:35 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kujtuar shpalljen e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990 duke thënë se ky veprim ishte një akt konstitucional për realizimin e aspiratave të popullit për shtetësinë e Kosovës.

Statusi i plotë i Thaçit në Facebook:

Sot u bënë 28 vjet nga shpallja e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, e cila ishte një akt konstitucional për realizimin e aspiratave të popullit tonë për shtetësinë e Kosovës. Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, me guxim, maturi dhe pjekuri politike e artikuluan vullnetin e qytetarëve, i cili çoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pas shumë zhvillimeve historike, Kosova më në fund realizoi projekte të mëdha politike: çlirimin, tranzicionin dhe pavarësinë. HTH./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme