Ndodh shpesh herë që të ndjehemi se po lagemi me pështymën që del nga goja gjatë gjumit dhe në mëngjes zgjohemi me jastëkun e lagur. Ky është një proces që ndodh në çdo moshë dhe shpesh mund të jetë I turpshëm dhe I bezdisshëm.
Një gjest tërësisht i pandërgjegjshëm por ajo që duhet të dimë është se kjo është një shenjë pozitive e trupit, pasi tregon se pushojmë mirë. Një person i cili ka pështymë gjatë gjumit është një person që ka një fazë të ndërprerë të REM dhe për rrjedhojë nuk ka probleme me gjumin. Por e kundërta ndodh me ata që kanë një gjumë të lehtë dhe të shqetësuar, nuk do e kalojnë kurrë këtë fenomen. Ky fenomen konsiston në një mosfunksionim të koordinimit të mekanizmit të gëlltitjes, që shkakton akumulimin e pështymës së tepruar në gojë. Gjithsesi, duhet të përmendim se ky gjest tërësisht normal mund të ndodhë edhe kur ka probleme shëndetësore siç janë:
– Kariesi dentar
-Kontroll i dobët i muskujve të fytyrës
-Problemet neurologjike
Është gjithmonë një ide e mirë për ta paraqitur këtë çrregullim tek mjeku juaj, i cili do t’ju tregojë nëse është faktor krejtësisht i padëmshëm, siç u përmend më sipër, apo fsheh një problem shëndetësor./ Shëndeti.com
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...