Futbollisti Adnan Januzaj, i cili luan për kombëtaren e Belgjikës në Botërorin 2018, ka befasuar me deklarimet e tij të fundit.
Kjo pasi më në fund Januzaj ka pranuar faktin se ka origjinë shqiptare nga Kosova, ndonëse ditë më parë ai deklaroi se ”është shtetas belg dhe ndihet belg po ashtu”.
Për këto pretendime, futbollisti Adnan Januzaj u sulmua dhe kritikua shumë nga shqiptarët, madje pati dhe të huaj të cilët ironizuan me të se ai nuk kishte pranuar se ishte shqiptar.
”Natyrisht se Kosova është vendi im” i përgjigjet ai gazetarit pas pyetjes së tij ndërsa bisedojnë për fotografi të vjetra kur ai kishte realizuar vizita në Kosovë.
Madje, Januzaj potencon se është mjaft i lidhur me vendin e tij:
”Unë jam kosovar dhe jam i lidhur me vendin tim. Prindërit e mi vijnë nga ai vend po ashtu…”, janë deklaratat e fundit të Adnan Januzajt.
Futbollisti kosovar Adnan Januzaj, shënoi gol ndaj Anglisë duke u bërë shqiptari i katërt që gjenë rrjetën në Botëror, pas Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit e Blerim Xhemailit.
Intervistën e plotë të Januzajt dhënë për mediumin belg që informon në gjuhën flamenge, mund ta gjeni në linkun e vendosur KËTU, ku deklarimet e tij për origjinën i gjeni duke filluar nga minuta e gjashtë.
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...