Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit duhet të hyjë në fazë më intensive.
Ai ka shprehur shpresën që kompromisi mes të dyja vendeve “ndoshta do të arrihet këtë vit”.
“Është më se e qartë që as Kosova as Serbia nuk do të marrin gjithçka që dëshirojnë, por që është me rëndësi që mes dy palëve të arrihet kompromisi”, ka thënë Scott për televizionin publik serb, përcjell Arbresh.info.
Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në fazën e fundit, javën e kaluar është zhvilluar takimi i parë në Bruksel mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e Shefes së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator
Çfarë çmimi mund të ketë Apple Ring dhe kur mund të lansohet...
Kurti u mirëprit nga bashkatdhetarë në New Jersey, u bëri ft...
Ndryshon data e protestës së parë kombëtare të opozitës në S...