Google ADS

Kandidati i krahut të majtë fiton zgjedhjet presidenciale në Meksikë

09:11 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

Kandidati i krahut të majtë në Meksikë, Andrés Manuel López Obrador, është duke iu afruar fitores së qartë në zgjedhjet presidenciale.

Zyrtarët zgjedhorë kanë thënë se numërimi i shpejtë pas votimeve të së dielës ka treguar se ish-udhëheqësi i Meksiko Sitit ka fituar rreth 53 përqind të votave, më shumë se secili garues tjetër.

Sonazhet e para kanë listuar, López Obrador, të njohur me inicialet e tij Amlo, shumë më përpara se kandidatët tjerë.

Rivalët e tij më të afërt e kanë pranuar humbjen dhe kanë uruar Lopez Obrador për fitoren e tij.

Në kometet e tij të para publike pas zgjedhjeve, Lopez Obrador ka thënë se çrrënjosja e korrupsionit dhe mosndëshkimit do të jenë në mesin e prioriteteve të administratës së tij.

Ai po ashtu ka thënë se synon “miqësi dhe bashkëpunim” me Shtetet e Bashkuara.

Marrëdhëniet me Uashingtonin janë tensionuar prej kur presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar ashpër Meksikën për çështjen e tregtisë dhe atë të migrimit.

Pavarësisht kësaj, Trump ka uruar Lopez Obrador përmes një postimi në Twitter, për fitoren e tij si president i ardhshëm i Meksikës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme